Artileria izraelite bombardoi sot dy pozicione të ushtrisë siriane në pllajën e Golanit për t’iu përgjigjur lëshimit të raketave drejt pjesës së këtij rajoni të pushtuar nga Izraeli, njoftoi ushtria izraelite.

“Ushtria izraelite e cilëson ushtrinë siriane si përgjegjëse të kësaj shkeljeje flagrante të sovranitetit izraelit”, theksoi ushtria në një komunikatë.

Lëshimi i raketave nuk ka shkaktuar as viktima as dëme materiale.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: