Forcat izraelite shpallin “zonë ushtarake” fshatin Humsa al-Favka, i vendosur në verilindje të Bregut Perëndimor të okupuar, dhe po përpiqen të detyrojnë palestinezët që jetojnë atje të braktisin fshatrat e tyre.

Shefi i Dosjes së Vendbanimeve Agvarit Verior dhe Tabus të administratës palestineze, Mutez Besarat  tha se forcat izraelite, të cilat filluan të rrënonin shtëpitë në Humsa al-Favka dje, gjithashtu sot bastisën edhe fshatin.

Duke deklaruar se forcat izraelite u thanë banorëve të fshatit se ata duhet të largoheshin menjëherë nga zona, Besarat tha se ata kërcënuan se përndryshe do të arrestonin banorët dhe do t’i largonin me forcë nga vendi i tyre.

Besarat tha se forcat izraelite gjithashtu rrethuan zonën, shpallën një “zonë të mbyllur ushtarake” dhe ndaluan hyrjen.

Zyrtari palestinez tha se nuk ka mbetur asgjë nga banorët në fshatin me një popullsi prej 63 personave dhe se forcat izraelite madje konfiskuan edhe rrobat e tyre.

Duke dënuar sulmin e Izraelit ndaj banorëve të fshatit Humsa al-Favka, Basarat i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të ndërhyjë menjëherë.

Dhjetëra banorë vendas u strehuan në malin afër zonës dhe refuzuan çdo përpjekje të forcave izraelite për t’i zhvendosur ata pasi fshatrat e tyre filluan të shkatërroheshin.

Ushtria izraelite dje filloi shkatërrimin e shtëpive të palestinezëve në fshatin Humsa al-Fawka.

Fshati Humsa al-Favka, i cili është shkatërruar 4 herë më parë, ndodhet në zonën e caktuar si një “poligon ushtarak” nga Izraeli ku ndodhen pjesërisht ose plotësisht 38 fshatra beduine. Fshati u shkatërrua plotësisht në nëntor të vitit 2020 nga forcat izraelite.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb