Ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore disa rajone në pjesën lindore dhe qendrore të Rripit të Gazës.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burime rajonale, mësohet se avionët izraelitë goditën një pozicion të Hamasit që ndodhet në lagjen Nusayrat në pjesën qendrore të qytetit si dhe një tokë bujqësore në lagjen Shuja‘iyya në lindje të Gazës.

Nga Ministria palestineze e Shëndetësisë nuk ka ende një deklaratë lidhur me çështjen.

Në një deklaratë të ushtrisë izraelite thuhet se brenda 24 orëve nga Rripi i Gazës u lëshuan 8 raketa në drejtim të Izraelit.

Të premten, në vijën kufitare ushtria izraelite plagosi 12 palestinezë pas protestave të zhvilluara kundër të ashtuquajturit “Plani i paqes për Lindjen e Mesme” të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb