Izraeli ka lejuar SHBA-në të instalojnë sistemin e saj të mbrojtjes raketore “Iron Dome” në rajonin e Gjirit, raportoi e përditshmja “Haaretz”.

“Shtetet e Bashkuara pritet së shpejti të fillojnë vendosjen e baterive interceptuese të raketave ‘Iron Dome’, një prej xhevahireve të industrisë së prodhimit të armëve të Izraelit, në bazat e tyre në shtetet e Gjirit”, citoi Haaretz të ketë thënë një zyrtar izraelit.

E përditshmja tha se Washingtoni mori miratimin e Izraelit “për të filluar vendosjen e sistemeve të mbrojtjes raketore në bazat ushtarake amerikane në një numër vendesh, duke përfshirë Lindjen e Mesme, Evropën dhe Lindjen e Largët”.

Megjithatë, ai nuk e specifikoi shtetin e Gjirit ku do të vendoset sistemi i mbrojtjes izraelite.

Ky hap vjen pasi Izraeli nënshkroi marrëveshjet e diskutueshme të ndërmjetësuara nga SHBA-ja vjeshtën e kaluar për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahreinin.

Tri javë më parë, Izraeli dorëzoi baterinë e dytë të sistemit “Iron Dome” në SHBA në bazë të marrëveshjes së vitit 2019 midis dy vendeve.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb