Izraeli po merr një qasje gjithnjë më të ekuilibruar ndaj qeverisë së Libisë të udhëhequr nga kryeministri Fayez al-Sarraj, e cila njihet ndërkombëtarisht.
Duke përmendur burime të huaja, gazeta izraelite Haaretz raporton se agjencia kombëtare e intelegjencës Mossad, që mbështet komandantin e forcave jolegjitime në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, ka ndjekur një qasje të ekuilibruar në lidhje me marrëdhëniet me Qeverinë e Pajtimit Kombëtar (GNA) me bazë në Tripoli.
Megjithatë, e përditshmja izraelite nuk ka shpjeguar se çfarë nënkupton e ashtuquajtura “qasje e ekuilibruar”.
Haaretz tha se Izraeli ka emëruar një drejtor të përgjithshëm të ri në Ministrinë e Intelegjencës, emri i të cilit u dha si “R”, pasi që zyrtari “teknikisht ishte i huazuar nga punëdhënësi i tij i mëparshëm, Shin Bet”.
Megjithatë, mbetet interesante ajo se “R-ja” ka shërbyer më parë si shefi i divizionit “Gaza”, i ngarkuar për pengimin e sulmeve dhe mbledhjen e informacioneve të integjencës midis të tjerëve.
Libia është kapluar nga lufta civile që nga rrëzimi i udhëheqësit Muammar Gaddafi në vitin 201. Qeveria libiane u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga OKB-ja, por përpjekjet për një zgjidhje politike afatgjate dështuan për shkak të një ofensive nga forcat besnike të Haftar-it.
OKB-ja njeh qeverinë e kryesuar nga al-Sarraj si autoritetin legjitim të vendit, derisa ajo ka luftuar milicinë e Haftar-it që mbështeten nga Arabia Saudite, Rusia, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Franca. Në këtë konflikt që nga viti 2019 kanë vdekur mbi 1 mijë persona.//AA