Vendimi i Trump për të tërhequr trupat amerikanë nga Siria duket se ka një impakt të drejtpërdrejtë edhe tek Izraeli.  Paralajmërimi për tërheqjen e trupave amerikane ka alarmuar zyrtarët izraelitë të cilët kanë theksuar se ky vendim nuk është mirë për shtetin e Izraelit.

Se fundmi, ministrja e Drejtësisë izraelite, Ayeled Saket në lidhje me vendimin e president të ShBA-së ka theksuar se ky vendim do të le Sirinë në duart e Erdogan-it.

“Presidenti Trump është një mik i madh i Izraelit por vendimi i fundit për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, konkretisht nga lindja e Eufratit është e gabuar, kjo do të forcoj edhe më shumë ndikimin e presidentit turk në këtë vend”, theksoi ajo për radion ushtarake.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: