Qeveria Izraelite ka miratuar një paketë prej 4,8 miliardë dollarë për krizën klimatike.

Programi i miratuar në samitin klimatik në Glasgow përfshin 14 ministri dhe do zbatojë strategjinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit për të zvogëluar emetimet e karbonit.

Ky plan masash përfshin zhvillimin e teknologjisë inovative për të reduktuar emetimet e gazeve serrë, përgatitjen për pasojat e ndryshimeve klimatike , përmirësimin e trajtimit të mbetjeve organike si edhe fonde për kalimin e transportit publik në automjete elektrike dhe përmirësimin e infrastrukturës së biçikletave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb