IZRAEL- Ministria izraelite e arsimit në shkollat e vendit ka ndaluar romanin për dashurinë mes izraelites dhe palestinezit, duke pretenduar se ai paraqet “kërcënim për identitetin izraelit”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të përditshmes izraelite Haaretz, fjala është për romanin “Jeta në kufi” (Borderlife) e shkruar nga shkrimtarja izraelite Dorit Rabinyan, në hebraisht.

Si arsye për ndalimin e këtij roman fillimisht është referuar potenciali i saj i “kërcënimit të identitetit izraelit” dhe nevoja që studentët të mbrojnë trashëgiminë e tyre kulturore.

E përditshmja izraelite, e cila mbështet ndalimin e këtij romani, thuhet se lidhja e ngushtë ndërmjet hebrenjëve dhe dikujt që nuk është hebre paraqet rrezik të veçantë ndaj identitetit.

Përndryshe, ky roman më herët ishte rekomanduar nga komisioni izraelit i letërsisë, si lekturë në shkollat ​​shtetërore laike.

Shkrimtarja izraelite Rabinyan me origjinë nga Irani, në romanin e saj flet për izraeliten Liat dhe artistin palestinez Hilmi, të cilët takohen në Nju Jork. Jeta i ndan ata dhe Liat shkon në Tel Aviv, kurse Hilmi në Ramallah.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: