Hamasi është ankuar se forcat izraelite mbeten në të ashtuquajturin Korridor të Filadelfias, një rrip i ngushtë toke përgjatë kufirit të Gazës me Egjiptin, edhe pse ato duhet të ishin tërhequr tashmë, bazuar në marrëveshjen e armëpushimit .
Ky korridor 14 kilometra i gjatë dhe afërsisht 100 metra i gjerë, u krijua nga ushtria izraelite gjatë pushtimit të dytë të Rripit të Gazës (1967-2005) për të kryer patrullimet e saj atje. Në negociatat mes Izraelit dhe Hamasit për t’i dhënë fund luftës në Gaza, kontrolli i “korridorit” ishte një pikë e madhe mosmarrëveshjeje.
Izraeli nuk ka vëshguar largimin graduale të forcave të tij nga Boshti Saladin gjatë fazës së parë të armëpushimit, i cili hyri në fuqi më 19 janar, tha Hamasi në deklaratën e tij.
Sipas organizatës palestineze, ushtria izraelite duhet të tërhiqet “përpara ditës së 50-të” të armëpushimit, që është e diela.
Kushtet specifike të marrëveshjes nuk janë bërë publike, duke e bërë të vështirë verifikimin e pretendimeve të Hamasit. Organizata e konsideron praninë e ushtarëve izraelitë si një “shkelje flagrante” të marrëveshjes dhe “një përpjekje të qëllimshme për ta anuluar atë”.
Ushtria izraelite mori kontrollin e korridorit në pranverën e vitit 2024. Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe politikanë të tjerë izraelitë e konsiderojnë të nevojshme ruajtjen e kontrollit të kësaj zone për të parandaluar hyrjen e armëve në enklavën palestineze.
Hamasi u bëri thirrje ndërmjetësuesve, përkatësisht Katarit, Egjiptit dhe SHBA-së që të ndërhyjnë në mënyrë që Izraeli të tërheqë forcat e tij.
Një ekip negociatorësh izraelitë u nisën sot për në Doha, ku do të marrin pjesë në bisedime indirekte me Hamasin me synim zgjatjen e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve që mbahen ende në Gaza.
Faza e parë e marrëveshjes përfundoi më 1 mars. Hamasi donte që negociatat për fazën e dytë të fillonin menjëherë, por Izraeli preferon të zgjasë fazën e parë.
(BalkanWeb)