Izraeli përkujtoi sot gjashtë milionë burrat, gratë dhe fëmijët hebrenj të vrarë nga nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë Holokaustit. Sirenat ranë për dy minuta këtë mëngjes.
Makinat ndaluan në rrugë dhe njerëzit qëndronin në këmbë për të përkujtuar të vdekurit.

Më pas, u mbajt një ceremoni përkujtimore me zyrtarët e lartë izraelitë dhe presidenten e Bundestagut gjerman Barbel Bas në Memorialin e Holokaustit ”Yad Vashem” në Jerusalem.

Bas vendosi një kurorë lulesh në emër të parlamentit federal gjerman.

Ajo ishte përfaqësuesja e parë e lartë e Gjermanisë që mori pjesë në një ceremoni të veçantë në parlamentin izraelit ku u lexuan emrat e viktimave të Holokaustit.

“Edhe luftërat më të këqija të ditës së sotme nuk janë Holokausti dhe ato nuk janë të krahasueshme me Holokaustin. Nazistët aspironin të vrisnin të gjithë hebrenjtë dhe t’i shfarosnin deri në fund”, theksoi kryeministri izraelit Naftali Bennett.

Sipas autoriteteve kombëtare, 161 400 të mbijetuar të Holokaustit janë ende gjallë në Izrael, me një moshë mesatare prej 85,5 vjeç, dhe më shumë se 1 000 prej tyre janë mbi 100 vjeç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: