Izraelitët e Hercog kanë gjetur  fitoren e parë ndaj Skocisë, për më tepër me përmbysje, duke marrë një sukses që hap plotësisht grupin, duke ulur Shqipërinë në vendin e fundit. Shqipëria duhet të udhëtojë e shqetësuar drejt Izraelit këtë fundjavë pasi gjen përpara një skuadër krejt ndryshe nga ajo që u përball në Elbasan.

Skocezët ishin favoritët për të marrë një sukses por në fillimin e ndeshjes izraelitët krijuan më shumë raste shënimi, derisa një penallti e dyshimtë i dha avantazhin miqve. Mullgrju nuk gaboi nga pika e bardhë dhe kaloi Skocinë përpara. Por izraelitët nuk hoqën dorë nga sulmet dhe kërkuan me ngulm golin që erdhi në fillimin e pjesës së dytë me Peretz.

Më pas, kartoni i kuq i Sutar në radhët e skocezëve bëri më të thjeshtë punën e izraelitëve, të cilët gjetën rrjetën me anë të një autogoli të Tiernei, duke i dhënë mundësinë izraelitëve të përmbysnin plotësisht rezultatin.

TË GJITHA REZULTATET :

Liga A

Poloni – Portugali 2-3

Liga B

Rusi – Suedi 0-0

Liga C

Izrael – Skoci 2-1

Lituani – Rumani 1-2

Mali i Zi – Serbi 0-2

Liga D

Ishujt Faroe – Azerbajxhan 0-3

Kosova – Malta 3-1

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb