Pesë palestinezë janë plagosur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm gjatë një sulmi nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve Wafa, plagosjet ndodhën kur forcat izraelite hapën zjarr ndaj palestinezëve gjatë një sulmi në lindje të provincës Nablus.

Një palestinez thuhet se u arrestua gjatë bastisjes.

Ministria Palestineze e Shëndetësisë ende nuk ka konfirmuar lëndimet.

Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të gjera arrestimi në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor me pretekstin e kapjes së palestinezëve të “kërkuar”.

Ligji ndërkombëtar Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor i konsideron si “territore të pushtuara”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb