Hamasi ka thënë se një vonesë në zbulimin e emrave të pengjeve që do të lirohen në fazën e parë të armëpushimit me Izraelin është për shkak të “arsyeve teknike në terren”.

Grupi millitant ka pohuar angazhimin e tij ndaj marrëveshjes së armëpushimit të Gazës të planifikuar për sot, duke thënë se një vonesë në zbulimin e emrave të pengjeve që do të liroheshin në fazën e parë ishte për shkak të “arsyeve teknike në terren”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se armëpushimi në Gaza nuk do të fillojë derisa Izraeli të marrë një listë të pengjeve që do të lirohen nga Hamasi.

Rreth një orë para fillimit të armëpushimit, Netanyahu përsëriti një paralajmërim të lëshuar fillimisht dje se marrëveshja nuk do të realizohej pa një listë me pengjet që do të liroheshin sot.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb