Izraeli ka marrë vendim për uljen e distancës së peshkimit në Rripin e Gazës, të cilën e mban nën rrethim, prej 12 në 6 milje detare.

Njësia e Koordinimit të Aktiviteteve Qeveritare në Territoret e Palestinës (COGAT) e lidhur me Ministrinë e Brendshme izraelite njoftoi se, pas vlerësimit të situatës aktuale, është vendosur që distanca e peshkimit në Gaza të ulet nga 12 në 6 milje detare.

Njoftohet se vendimi do të hyjë menjëherë në fuqi dhe do të zbatohet deri në urdhrin tjetër.

Në deklaratë ndër të tjerat thuhet se vendimi është marrë duke arsyetuar në “balonat me zjarr” dhe raketave të hedhura nga Gaza në drejtim të Izraelit.

Izraeli më 12 korrik distancën e peshkimit në Gaza kishte ngritur nga 9 milje në 12 milje detare.

Sipas marrëveshjes mes Izraelit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës të arritur në Oslo në vitin 1993, palestinezët kanë të drejtë të lëvizin lirshëm deri në 20 milje. Por, Izraeli vazhdimisht pengon peshkatarët palestinezë duke shkelur këtë marrëveshje.

Sipas statistikave të Sindikatës së Peshkatarëve rreth 50 mijë njerëz në këtë rajon sigurojnë kafshatën e bukës nga 4.000 peshkatarë.

Izraeli që nga viti 2006 është duke e mbajtur nën rrethim nga toka, ajri dhe deti Rripin e Gazës ku jetojnë rreth 2 milionë palestinezë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb