IZRAEL

Parlamenti i Izraelit do të votojë të dielën për rotacionin ose jo në politikë dhe qeverisjen e vendit.

Deputetët do të mblidhen për të votuar për qeverinë e re të formuar nga disa parti opozitare me në krye Yariv Levin dhe ish-aleatin e Netanyahut, Naftali Bennett.

Në rast se qeveria e re merr shumicën e votave në Kuvend atëhere merr fundit ‘epoka’ 12-vjeçare e Benjamin Netanyahut, kryeministri më jetëgjatë i Izraelit.

Nga ana tjetër koalicionit që ka marrë përsipër të krijojë qeverinë e re i duhen dhe votat e duhura nga parlamenti.

Netanyahu e ka cilësuar qeverinë e unitetit si mashtrimin e shekullit dhe një cënim për sigurinë e Izraelit. Ai kërkon nga deputetët e djathtë mos e votojnë atë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb