Inxhinierët izraelitë kanë zhvilluar një teknologji që mund të revolucionarizojë botën ushtarake, të inteligjencës dhe të sigurisë. “Xaver 1000” është emri i sistemit të ri të bazuar në inteligjencën artificiale, që është një mjet i aftë për të parë përmes mureve, edhe ato në beton të armuar me përbërës metalik, duke identifikuar në mënyrë efektive objektet dhe njerëzit që janë përtej.

Pas një periudhe të gjatë eksperimentale, CameroTech, kompania që prodhon superkamerën, është e sigurt se kjo zgjidhje krejtësisht inovative do të mund të përdoret së shpejti, pasi të prezantohet për herë të parë.

Se si funksionon nuk është zbuluar plotësisht, por kompania prodhuese shpjegoi vetëm se një proces kompleks që kombinon gjurmimin dhe algoritmet ju lejon të shihni përmes mureve duke ofruar informacion në kohë reale për objektet, njerëzit dhe çdo gjë tjetër përtej murit drejt të cilit është orientuar.

Përdorimi i saj jep kështu mundësinë për të kryer një numër të madh misionesh të ndryshme, të natyrës ushtarake dhe mbrojtëse, por edhe të ndihmës së parë, duke identifikuar saktësisht personat brenda një ndërtese, nëse janë në këmbë, ulur, shtrirë dhe distancën ndërmjet tyre, si dhe të kuptuarit se si është strukturuar hapësira në përgjithësi.

Në këtë mënyrë është e mundur të njiheni me praninë e objekteve dhe t’i identifikoni ato falë rezolucionit të lartë të imazheve të ofruara nga “Xaver 1000”. Për ta përdorur atë, mjafton një operator i vetëm, edhe do të kërkohet një kurs trajnimi për të mësuar si të përdoret ekrani me prekje dhe ndërfaqja specifike.

Për realitetin izraelit në veçanti, kjo teknologji mund të jetë shumë e dobishme në rast të rrëmbimeve ose në operacionet e inteligjencës që kërkojnë identifikimin e bunkerëve të nëndheshëm dhe të njerëzve që ndodhen atje.

Projekti i kahershëm

Ndërsa ka nga ata që pretendojnë se ushtria izraelite e përdor këtë teknologji prej disa kohësh, me siguri mund të thuhet se studimet për zhvillimin e saj kanë nisur shumë kohë më parë. Në korrik 2004, gazeta lokale “Haaretz” po shkruante tashmë për kompaninë e quajtur Camero (atëherë e sapo themeluar), e cila po zhvillonte një mjet shumë të ngjashëm, i cili kishte të njëjtin qëllim me atë që u zbulua së fundmi. Në selinë e saj në Herzliya, në veri të Tel Avivit, kompania po zhvillonte një sistem të gjurmimit 3D me lehtësi të madhe.

Kjo besohet se ka shërbyer kryesisht për operacionet kundër terrorizmit në territorin urban ose në kërkimin e të mbijetuarve pas fatkeqësive. Vitet e fundit, disa vende të NATO-s i janë bashkuar Izraelit, duke synuar gjithashtu të zhvillojnë teknologjitë e tyre për të arritur të njëjtin mision, kryesisht për aktivitete ushtarake dhe inteligjente.

Alternativa “me madhësi xhepi”

Përparimet teknologjike në këtë fushë nuk përfshijnë vetëm departamentet ushtarake të shtresuara, sepse realitete të ndryshme, si p.sh. disa vite më parë, startupi Vayyar, kishte filluar të zhvillonte një teknologji të aftë për të parë nëpërmjet mureve për të cilat mjaftonte mbështetja e një mjeti të ngjashëm me smartfonin, pra me ambicien për të arritur qëllimin me rehati gjithnjë e më të madhe.

Kompania ka filluar të zhvillojë një skaner për të identifikuar objektet dhe njerëzit përmes një muri, duke e bërë këtë me mbështetjen e Ëalabot, një tabletë e vogël e aftë për të gjurmuar pozicionet dhe shenjat e jetës brenda ndërtesave. Një risi që do ta bënte operacionin “me madhësi xhepi”, të kombinohej për funksionimin e duhur me përdorimin e një smartphone normal.

Çmimi prezantues ishte i barabartë me rreth shtatëdhjetë euro, por bërja e këtij funksioni të përballueshëm për të gjithë përfaqësonte menjëherë shumë probleme etike, aq sa më pas zhvilluesit preferuan kryesisht të fokusoheshin në aplikimin e Ëalabot në fushën mjekësore dhe sanitare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb