Një fëmijë 18-muajsh palestinez është djegur nga izraelitët pasi i është vënë zjarri qëllimisht një banese në fshatin Douma. Ndërkohë, prindërit dhe vëllai i madh i fëmijës kanë marrë plagë të rënda nga zjarri. Zjarrvënësit kanë lënë pranë shtëpisë shënime në mur ku lexohet fjala “hakmarrje” në hebraisht. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka thënë pas ngjarjes: “Jam i shokuar nga ky akt i tmerrshëm dhe i dënueshëm. Ky është një akt terrorizmi në çdo aspekt. Shteti i Izraelit dënon terrorizmin pavarësisht se kush janë autorët”.

Edhe Ministri i Arsimit Naftali Bennett, reagoi në Tëitter pas sulmit. “Ky nuk është një krim urrejtjeje, kjo është një vrasje. Terrori është terror!”. Ai bëri thirrje për kapjen e terroristëve.

Ky është sulmi më i rëndë i ekstremistëve izraelitë që pas ngjarjes ku një adoleshent palestinez u dogj i gjallë si hakmarrje për vrasjen e tre izraelitëve të marrë peng rreth një vit më parë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: