Izraeli vijon me avancimin e programit të vaksinimit ndaj COVID-19 teksa deri më tani shkalla e vaksinimit ka shkuar më shumë se 25%.

Qeveria do të përfshijë në program edhe grupmoshat 16-18 vjeç, pavarësisht se deri më tani po vaksinohet popullsia mbi 40 vjeç.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë, këto grupmosha po vaksinohet që të mund të zhvillojnë provimet në shkollë.

Kështu fëmijët e këtyre moshave do të vaksinohen dhe mund të rikthehen në klasa, teksa Izraeli vijon të mbetet një model suksesi për vaksinimin pasi ka ndër shkallët më të larta në rang global.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb