SHBA

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez tani nuk fshihen më dhe duket se po e shijojnë dashurinë e tyre. Dyshja e famshme nuk la më vend për dyshime me fotot e reja ku shfaqen duke u përqafuar me njëri-tjetrin, ndërsa po shkonin për një darkë romantike.

Aktori dhe kengetari u fotografuan të përqafuar mbështjellë, teksa u futën në një restorant në West Hollywood. Madje, në një moment, këngëtarja vendosi kokën në gjoksin e Affleck.

Çifti mbërriti në restorant së bashku, në makinën e Affleck, dhe gjithashtu dukej se ishte edhe një person i tretë në vendin e pasmë. Kjo është hera e parë që aktori dhe ylli i popit shihen kaq të afërt publikisht, ndërkohë që të gjitha mediat rozë po flasin për ta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb