Jennifer Lopez tek një mashkull vlerëson karakterin dhe jo pamjen e jashtme. Kështu u shpreh këngëtarja dhe aktorja 45- vjeçare në programin. “Watch What Happens Live”, ku ishte e ftuar mbrëmjen e së enjtes, kur u pyet nga moderatori Andy Cohen për mashkullin e saj ideal. Për Lopez, pamja e jashtme nuk ka rëndësi. Ajo tha se cilësitë që vlerëson më shumë tek tjetri është karakteri. Ai duhet të jetë, gazmor, mashkullor dhe seksi. Në shfaqen e saj në këtë program J.Lo dukej rrezëllitëse ndërsa dekolteja që kishte zgjedhur nuk i linte shumë vend imagjinatës.(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: