Paris Saint Germain ka arritur çerekfinalen e Ligës së Kampionëve këtë sezon, por synimi i tyre është që ta fitojnë kompeticionin më prestigjoz për klube.

Kur erdhi fundit i sezonit, pronari i klubit Nasser Al-Khelaifi foli për nevojën për të ndryshuar kulturën e klubit, për të qenë më të bashkuar si një ekip.

Me largimin e Zlatan Ibrahimovic, por edhe trajnerit Laurent Blanc, drejtuesit e klubit parisien duan të ndryshojnë me themel.

Erdhi trajneri Unai Emery, si zëvendësues i menaxherit francez, ku spanjolli arrin me një bagazh të madh të trofeve, me tre kupa të Ligës së Evropës të fituara rresht.

Ish-trajneri i Sevillas kishte një stil të vazhdueshëm dhe identitetin e vet të lojës, edhe pas humbjes së lojtarëve të tij më të mirë në çdo verë, kështu që mund të shihni se pse Al-Khelaifi dëshiroi që ai të drejtonte periudhën ‘Pas-Zlatan’ në PSG.

Por, si mund të luaj PSG sezonin e ardhshëm? Këtu janë tre opsionet

formacioni-1

formacioni-2

formacioni-3

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb