TIRANË- Huffington Post, ka përmbledhur disa nga ndryshimet më të shpeshta mes një 30-vjeçareje dhe një gruaje tjetër 10 vjet më të re, të përzgjedhura nga blogeria, Jacqui Zadik.

1. Trajtimi i bukurisë
Në të njëzetat përgatitja për gjumë do të thotë larje e dhëmbëve dhe fytyrës. Në të tridhjetat, ky proces përfshin një listë të gjatë gjërash. Për shembull, fytyra nuk është më e mjaftueshme vetëm të lahet, por trajtohet edhe me disa produkte të ndryshme kozmetike.

2. Recipetat
Në të 20-tat recipetat janë një opsion, ndërsa në 30-ta janë të detyrueshme, veçanërisht nëse keni lindur fëmijë.

3. Balluke
Në të 20-tat, femrat i mbajnë balluket kur dalin në modë. Kur hyjnë në të 30-tat, balluket shërbejnë për mbulimin e rrudhave në ballë.

4. Përzgjedhja e të brendshmeve
Në të 20-tat, femrat gjithmonë i zgjidhin me kujdes të brendshmet, sepse kurrë nuk dihet se me kë do të takohen. Në të 30-tat, veçanërisht nëse janë të martuara, femrat ndjekin rregullin e pashkruar “sa më të rehatshme, aq më të mira”.

5. Palestër
Kur jeni në të 20-tat, humbja e peshës do të thotë mbajtje diete për disa ditë. Në të 30-tat, humbja e tepërt e kilogramëve nuk do të ndodhë pa një djersitje të madhe, pavarësisht nga dieta e shëndetshme dhe e kontrolluar.

6. Toleranca në alkool
Në të 20-tat, dehja gjatë mbrëmjes do të thotë se të nesërmen ju pret një drekë me një mik. Në të 30-tat, do të thotë se do ju duhet një kohë për tu kthjellur sa që nuk do të keni kohë për të përgatitur mëngjesin dhe drekën, por as darkën për familjen.

7. Ngjyra e flokëve
Në të 20-tat, femrat i ngjyrosin flokët për argëtim, ndërsa në të 30-tat, për të mbuluar thinjat.

8. Pastrimi i shtëpisë

Në të 20-tat, femrat e pastrojnë vetë shtëpinë, ndërsa në të 30-tat kanë nevojë për ndihmë.

9. Seks

Në të 20-tat, femrat në përgjithësi janë të pasigurta në vetvete dhe vazhdimisht shikohen në pasqyrë nëse duken seksi. Në të 30-tat, mendime të tilla nuk ekzistojnë, veçanërisht nëse kanë lindur një fëmijë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: