Nga David Sassoli, Zv.president i Parlamentit Evropian*

“Evropa duhet të luftojë terrorizmin me armët e së drejtës. Në këtë betejë, nuk mund të hiqet dorë nga liria e shprehjes, të drejtat themelore dhe toleranca. Parlamenti Evropian, ka votuar dy rezoluta që na çojnë në thelbin e përshkallëzimit të dhunës terroriste, në klimën e alarmit që po mobilizon agjensi të shumta të sigurisë dhe inteligjencës.

Një rezolutë që kundërshton praktikat e torturës nga ana e CIA-s. Tjetra ka të bëjë me masat, që duhet të ndërmerren në luftën kundër terrorizmit. Tek e fundit edhe në SHBA, “antrupat” e një demokracie të shëndoshë, u aktivizuan me vendimin e senatit amerikan, për të publikuar një përmbledhje të programit të burgosjes dhe marrjes të të dyshuarëve për tërrorizëm nga ana e shërbimit sekret amerikan. Në Gjirin e Guantanamos dhe jo vetëm.

Një veprim, që konfirmoi “praktikat makrabre, që kanë karakterizuar marrjen në pyetje të të burgosurive si dhe operacionet ilegale antiterroriste”. Rezoluta e Parlamentit Evropian, i bën jehonë të drejtpërdrejtë përfundimeve në të cilat mbërriti Senati i SHBA-së, që veç të tjerash nënvizoi sesi metodat e dhunshme, të përdorura nga CIA nuk mundësuan marrjen e informacioneve të dobishme, për të parandauar sulmet e reja terroriste.

Ka diçka më shumë në tekstin e votuar në Strasburg:programi i CIA-s ka favorizuar “dhunimin e të drejtave të njeriut”, sikurse e thekson edhe Agjensia amerikane për Sigurinë Kombëtare, si dhe nga shërbimet e ndryshme sekrete në vendet e BE-së. Dokumenti, përbën një dënim të qartë të torturës, e cila nën forma në dukje të ligjshme, dhe nën një klimë pandëshkueshmërie, praktikohet edhe në vendet demokratike. Të drejtat themelore të njeriut, nuk mund të dhunohen, dhe tortura është një krim. Veç të tjerash, ato janë akte dhune pa asnjë dobi.

Me shumicë votash, Senati i Shteteve të Bashkuara demaskoi deklaratat e deriatëhershme të CIA-s. Në fakt agjensia, pretendonte se vetëm falë torturës, mund të zbulohen informacionet që kërkohen dhe se “nuk do të ishte e mundur të merreshin ndryshe, përmes përdorimit të teknikave tradicionale dhe jo të dhunshme të marrjes në pyetje “. Justifikime të urryera dhe të patolerueshme.

Rezoluta e Parlamentit Evropian, mbi praktikat ilegale të CIA-s ishte mëse e nevojshme, për të përcaktuar kufijtë dhe dhënë garancitë e duhura, në periudhën aktuale të një tensioni tejet të lartë. Dhe nuk është rastësi, që rezoluta e dytë, e votuar me një shumicë dërrmuese, u përqëndrua mbi standardet që duhen, për të ruajtur ekuilibrin midis së drejtave dhe sigurisë.

Është kjo arsyeja, që masat që duhen ndërmarrë për luftën kundër terrorizmit, nuk duhen të kompromentojnë kurrë “lirinë që përpiqemi ta ruajmë”. Rreziqet do të ishin tejet të larta, pasi masat simbolike të represionit, mbikëqyrjes në masë dhe kontrollit të kufijve, do të trasformonin identitetin e vetë Bashkimit Evropian. Të lëshojmë në këtë pikë, do të thotë të kompromentojmë identitetin tonë.

Për të luftuar “virusin” e terrorizmit, duhet sigurisht një organizim efektiv i policisë dhe një koordinim mes vendeve të BE-së por edhe atyre joevropiane. Megjithatë aksioni represiv, mund të jetë më efektiv, nëse shoqërohet me politikat e përfshirjes sociale, kohezionit si dhe nga programe të përshtatshme edukative. Pas Parisit, për Bashkimin Evropian, është kjo sfida që vlen për t’u rinjohur në skenën botërore, si një hapësirë e jashtëzakonshme e demokracisë/ Botuar në “Huffington Post”, marrë nga Bota.al

(ar.sh/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb