TIRANE – Vajza e aktores së njohur Ema Andrea, Sara Kapo është shfaqur së fundi pa asnjë fije floku në kokë. Në fakt ajo ka bërë një gjest shumë të bukur, duke i prerë fare flokët e saj të gjatë, për t’i dhuruar për fëmijët me kancer.

Sara Kapo u përfshi në fushatën “Një fije floku për më shumë buzëqeshje”, e cila synon tu vijë në ndihmë fëmijëve të sëmurë me kancer, duke u realizuar paruke me flokë reale.

“Një gjest shumë i guximshëm dhe për t’u patur zili. Të falenderojmë shumë Sara për dëshirën e madhe për të dhënë kontributin tënd,”- shkruhet në faqen e Facebook të “Një fije floku për më shumë buzëqeshje”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: