Këto femra janë në vijën e parë të luftës kundër ISIS. Batalioni Al Mahavir është ndër më të njohurit ndër ushtritë që po luftojnë kundër ISIS. Ai është i përbërë kryesisht nga luftëtare femra vullnetare. Ato stërviten në jug të Damaskut.

“Duam që të ndjehet dhe zëri ynë”, tha njëra prej luftëtareve. Këto gra të guximshme janë të përgatitura të japin edhe jetën e tyre vetëm për të mbrojtur tokën amë nga militantët barbarë që kanë mbuluar vendin me vdekje dhe e kanë shkatërruar.

“Kur erdha këtu, kam pasur një ndjenjë të fortë se Siria është si një nënë për mua”, thotë një ushtare femër. Në qoftë se nëna ime është lënduar, unë duhet të jem atje për të. Siria tani është e sëmurë. Kështu që unë duhet të jem për të. Unë do të jem aty me nënë Sirinë. Unë do ta kuroj atë për të jetuar në qetësi si më parë”, shprehet një prej ushtareve. Më poshtë një video nga stërvitja e tyre.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: