TIRANË- Ndërsa reshjet kanë ulur disi intensitetin gjatë ditës, pas në disa zona ngelen dëmet e pallogaritshme. Valiasi në Bashkinë e Kamzës ishte një prej zonave më të prekura nga përmbytjet.

Dje disa familje u evakuuan nga forcat e ushtrisë, duke i shpëtuar nga rreziku për jetën, por bagëtitë e tyre mbetën në stalla e kasolle. JOQ ka publikuar një video, teksa një banor nxjerr nga uji delet e qengjat e mbytur.

“Ja 20 copë, buka e cullëve”, thotë kryefamiljari që tërheq prej këmbësh kafshët e ngordhura.
Një zë gruaje në sfond dëgjohet teksa qan më ngashërim.

“Ja Edi Rama ja o shtet. Ja Xhelal Mziu. Xhelali s’ka ardhur hiç fare këtu. Ja ça bëhet”, thotë kryefamiljari.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: