Ekzistojnë mënyra farmaceutike dhe alternative për zbutjen e dhimbjeve në shpinë. Ekziston edhe një mënyrë e thjeshtë, po aq efektive, për zbutjen e dhimbjeve në shpinë, me ndihmën e letrës së aluminit. Nga letra prej alumini vetë mund të krijoni një kompresë në formë rripi, nga 5-7 shtresa, e midis secilës shtresë të vendosni letër apo pambuk. Shtresa e parë dhe e fundit duhet të jetë letër alumini.

Për çdo ditë duhet të shtriheni në këtë kompresë, 3-4 herë në ditë, me nga 40 minuta. Si rezultat i kësaj, pas vetëm disa ditëve, dhimbjet zhduken, zvogëlohen tensionimet e muskujve, të cilët lirohen. Një kompresë të tillë të ngjashme mund ta përdorni edhe në shërimin e kollës, nëse e mbani në gjoks apo në veshë. Kjo mënyrë përmes letrës prej alumini ndikon në organet e sëmura. Në këtë mënyrë hiqen me lehtësi problemet, dhimbjet, që me siguri ju janë mërzitur. Kjo mënyrë shërimi përdoret prej një kohe të gjatë nga mjekët tradicionalë kinezë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: