TIRANE- Nuk është më luks të kërkosh të përmirësosh pamjen, mjafton që kërkesat për ndërhyrje të jenë racionale dhe në harmoni me pamjen tuaj. Dhe mbi të gjitha, duhet zgjedhur mirë se kujt i duhet besuar kjo gjë. Kudo në botën e zhvilluar sot, bëhet thirrje që të bëni zgjedhjen më të mirë për kirurgun plastik, sepse më pas dëmi mund të jetë i pa rikuperueshëm.

Për fat të keq, pre e kirurgjisë së gabuar plastike, kanë rënë edhe personazhet e njohur, të huaj apo shqiptarë. Pikërisht për këtë arsye, Klinika Dermo Life me eksperiencë të gjatë në këtë fushë, ka bërë përzgjedhje shumë të kujdesshme të stafit të saj. Klinika ka sjellë në Shqipëri, kirurgun plastik Vincenzo Colabianchi, me eksperiencë 32-vjeçare në spitalet dhe klinikat më të mira të Italisë, aktualisht kirurg pranë një klinike në Bologna.

Garanci e suksesit të Dr. Colabianchit janë punët e tij me pacientët dhe mbi të gjitha dëshira e tij e madhe për tu perfeksionuar në një profesion i cili nuk ka fund. Kështu, Dr. Colabianchi përveç se ka përvetësuar të gjithë risitë që shpiken vit pas viti në këtë fushë, edhe vetë ai është autor i teknikave të reja, të cilat janë diskutuar në Kongrese Ndërkombëtare të Kirurgëve Plastikë, dhe njihen si patenta të Dr. Colabianchit. Gjithashtu Colabianchi ka patur shumë sukses me pacientët të cilët kanë vuajtur nga obeziteti. Për më shumë info ju mund të vizitoni faqen e tij, www.colabianchi.it.

Për ne shqiptarët është fat të kemi në Klinikën Dermolife, një kirurg plastik të këtij kalibri akadamik, profesional dhe me karrierë kaq të gjatë e të suksesshme. Fotot janë disa nga punët e doktorit, ndërkohë që Konsultat falas me të tek Dermo Life, mund t’i bëni nga 16-19 nëntor 2015. www.dermolife.al
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: