Kryeministri Edi Rama sqaroi qytetarët lidhur me masat e marra kundër koronavirusit, duke iu kërkuar të tregohen sa më shumë të kujdesshëm.

Sa i takon fundjavës, kryeministri tha se sërish do të jemi në shtetrrethim, por ashtu si fundjavën e kaluar, edhe në këtë do të mund të dalin me orare të caktuara grupmosha të caktuara të shoqërisë.

“Këtu është çështja e kodit njerëzor, mbro familjen tënde. Nuk mundesh ti trimi i lagjes të shkosh të hapësh lokalin, dhe aty të vijë dikush të të fusë bombën dhe pastaj t’ua fusësh bombën prindërve në shtëpi. Prindërit me fëmijë jo më shumë se 10 vjeç, të rinjtë jo më shumë se dy veta, mund të dalin, por duke shmangur grumbullimet, sepse do të sjellin kthimin pas”, tha Rama.

Pyetje: A mund të shtohet numri i testeve dhe a mund të prodhohen në Shqipëri?
Rama: Strategjia jonë e testeve është e saktë. Edhe dje në diskutimin me ekspertët gjermanë, por edhe me ekspertë të tjerë, kemi konfirmuar plotësisht nga biseda se ne kemi strategjinë e duhur. Gjermania nuk teston persona asimptomatikë, nuk nxjerrë tamponët rrugëve, por ka të njëjtin sistem dhe ndjek gjurmët, siç bëjmë edhe ne. I bie që populli të bëjë testin cdo ditë, por nuk funksionon kështu, është një idiotësi një interpretim i tillë. OBSH thotë testo, testo, testo, kontakte, jo bëjë tamponë në ajër.

Sa i përket pagës së luftës, nga paketa e zgjeruar, sot 49 122 persona i kanë paratë në bankë dhe do të shkojë kjo shifër në 176 mijë. Në total jemi në numrin e 260 mijë personave që do të paguhen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb