Nga: DARINA TANUSHI*

TIRANE- Mazhoranca dhe opozita në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për zbatimin e marrëveshjes politike të dhjetorit të vitit të shkuar miratuan dje, në parim projektligjin për dekriminalizimin. Ky projektligj trajton çështjen e ndalimit të zgjedhjes dhe ushtrimit të funksionit nga persona me rekorde kriminale. Ligji për dekriminalizimin vepron mbi të gjithë ata të emëruar e të zgjedhur në qeverisjen vendore dhe qendrore, deri në nivelet e ulëta të administratës publike, por edhe në shërbimin ushtarak e polici.

Për personat e dënuar për krime të rënda, ndalimi për të kandiduar apo për t’u emëruar, sipas ligjit është i përjetshëm. Ndërkohë do ndalohen për të kandiduar, zgjedhur apo emëruar jo vetëm të dënuarit por edhe ata për të cilët vendet e BE-së apo SHBA, si dhe shtete me sisteme ligjore të sigurta, kanë lëshuar masa arresti, kërkohen ndërkombëtarisht apo janë dëbuar për krime. Gjithashtu ligji parashikon heqjen e së drejtës së votës për të dënuarit për krime të rënda gjatë kohës së burgut. Mekanizimi që e bën të zbatueshëm ligjin është vetëdeklarimi, i cili kur rezulton i rrëmë përbën vepër penale. Ligji do të këtë fuqi prapavruese. Ndalimet e tij do zbatohen ndaj të gjitha kategorive të zyrtarëve të cilët në momentin e hyrjes në fuqi, mbajnë një mandat apo një detyrë publike sipas përcaktimeve të këtij ligji nëse faktet apo rrethanat që përbëjnë kusht për zbatimin e tij kanë ndodhur përpara marrjes së funksionit publik. Ligji ka si instrument bazë shenjat e gishtërinjëve. Prokuroria e Përgjithshme është organi që do të bëjë verifikimet, ndërkohë që organet e caktuara zbatojnë vendimin qe del si pasojë e verifikimit. Si dokument nuk mjafton vetëm dëshmia e penalitetit, por hetimet do të jenë brenda dhe jashtë vendit. Qytetarët kanë të drejtë të marrin nismëm për verifikimi i të dhënave për një zyrtar të zgjedhur apo emeruar në adminsitratë.

DISKUTIMET
Kryetari i komisionit, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi theksoi dje rëndësinë e largimit nga jeta politike të personave me rekorde kriminale, si dhe të gjithë personave që do të verifikohen nga shenjat e gishtërinjve. Gjatë diskutimeve në komision, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të LSI-së, Spartak Braho, nëse i akuzuari do të ketë mundësi që të ankimojë vendimin, Bylykbashi sqaroi se “përsa i përket këtij elementi, procesi rregullohet, disiplinohet në procesin zgjedhor”. “Sigurisht për pjesën zgjedhore, ky është një ligj, që do ti komplementohet veprimit që bënë KQZ, i cili do të jetë dhe organi që do të bëjë verifikimet konkrete. Nëse do të konstatojë kushte paraprake do të jetë një vendim i KQZ për të mos lejuar kandidimin dhe bëhet disponibël për subjektin e ndaluar që i drejtohet Kole-gjit Zgjedhor, për të kërkuar të drejtën e tij sipas ligjit”, – tha Bylykbashi.

JA CFARE PARASHIKON LIGJI MBI DEKRIMINALIZIMIN
Ligji për dekriminalizimin vepron mbi të gjithë ata të emëruar e të zgjedhur në qeverisjen vendore dhe qendrore, deri në nivelet e ulëta të administratës publike, por edhe në shërbimin ushtarak e polici.
Për personat e dënuar për krime të rënda, ndalimi për të kandiduar apo për tu emëruar, sipas ligjit është i përjetshëm.
Ndalohen për të kandiduar, zgjedhur apo emëruar jo vetëm të dënuarit por edhe ata për të cilët vendet e BE-së apo SHBA, si dhe shtete me sisteme ligjore të sigurta, kanë lëshuar masa arresti, kërkohen ndërkombëtarisht apo janë dëbuar për krime.
Hiqet e drejta e votës për të dënuarit për krime të rënda gjatë kohës së burgut
Mekanizimi që e bën të zbatueshëm ligjin është vetëdeklarimi, i cili kur rezulton i rrëmë përbën vepër penale
Ligji do të këtë fuqi prapavruese.
Ndalimet e këtij ligji zbatohen ndaj të gjitha kategorive të zyrtarëve të cilët në momentin e hyrjes në fuqi, mbajnë një mandat apo një detyrë publike sipas përcaktimeve të këtij ligji nëse faktet apo rrethanat që përbëjnë kusht për zbatimin e këtij ligji kanë ndodhur përpara marrjes së funksionit publik.
Ligji ka si instrument bazë shenjat e gishtërinjëve.
Prokuroria e Përgjithshme është organi që do të bëjë verifikimet, ndërkohë që organet e caktuara zbatojnë vendimin qe del si pasojë e verifikimit. Si dokument nuk mjafton vetëm dëshmia e penalitetit, por hetimet do të jenë brenda dhe jashtë vendit
Qytetarët kanë të drejtë të marrin nismëm për verifikimi i të dhënave për një zyrtar të zgjedhur apo emeruar në adminsitratë.

(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: