SHBA – Sulmi i armatosur në San Bernardino, Kaliforni, ku u vranë 14 persona dhe u plagosën 17 të tjerë, mund të konsiderohet si rasti më i rëndë që prej masakrës së Sandy Hook. Por kush janë përgjegjësit dhe motivet e këtij sulmi?

Autoritetet amerikane kanë identifikuar autorët, 28-vjeçarin Syed Rizëan Farook dhe bashkëshorten e tij 27-vjeçaren Tashfeen Malik, të dy të ekzekutuar nga policia.

Në shtëpinë e tyre në San Bernardino të Kalifornisë ata mbanin armë, municione të konsiderueshme dhe bomba. Syed Farook kishte lidhje me disa persona që po hetohen nga autoritetet për lidhje me terrorizmin.

Shefi i policisë, Jarron Burguan tha sot se Syed Farook dhe bashkëshortja e tij, Tashfeen Malik, qëlluan 65 dhe 75 herë respektivisht në sulmin që kryen në qendrën sociale në San Bernardino ditën e djeshme. Sipas tij, shtëpia e çiftit i ngjante një depoje armësh më shumë se sa një banese familjare. “Ata ishin të pajisur mirë dhe po planifikonin sulme të tjera”, – tha shefi i policisë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb