Fotografia e motrës dhe e vëllait është një ndër më të postuarat pas tërmetit në Nepal, ku humbën jetën të pakët 7000 persona. Fotografia rrëqethëse tregon dy fëmijë të vegjël të cilët përqafojnë njëri-tjetrin, vajza e vogël shtrëngon vëllain e saj për të kërkuar mbrojtje dhe sytë e frikësuar të djalit të vogël.

Në më pak se një javë, fotoja u publikua në të gjitha rrjetet sociale duke u cilësuar me titullin “2-vjeçarja mbrohet nga vëllai 4-vjeçar në Nepal”. Veç kësaj, pati përpjekje për të kërkuar dy fëmijët në mesin e viktimave të tërmetit, ku madje u bë thirrje edhe për donacione.

Por në të vërtetë, fotografia është realizuar 8 vjet më parë në veri të Vietnamit. Autori i saj i vërtetë është fotografi vietnamez, Na Son Nguyen.

Ai tha për BBC: “E realizova këtë foto në tetor të 2007-s në Can Ty, një fshat i largët në provincën Ha Giang. Unë po kaloja përmes fshatit, por u ndalua nga skena e dy fëmijëve të cilët luanin para shtëpisë së tyre, ndërkohë që prindërit e tyre ndodheshin larg duke punuar nëpër fusha. Vajza e vogël, 2 vjeçe, qau në praninë e një të huaji, kështu që vëllai, ndoshta 3 vjeç, e përqafoi motrën për t’i krijuar siguri. Ata ishin shumë të mirë, kështu që unë bëra shpejt një fotografi”.

Fotografi tregon se është përpjekur që të ruaj autorësinë dhe të vërtetën, por nuk ia ka dalë mbanë.

Fotografia është shpërndarë nga shumë persona me tituj të ndryshëm, ku fillimisht u cilësuan si “jetimët e braktisur”, “viktimat e luftës në Siri” dhe së fundi “viktimat e tërmetit në Nepal”.

 

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: