Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka nisur prej të dielës një vizitë zyrtare në SHBA, ndërsa shoqërohet nga disa prej deputetëve dhe emrave më në zë të kësaj force. Mësohet se me të janë deputetet Jorida Tabaku, Mimoza Hajdarmataj, Jozefina Topalli, Albana Vokshi dhe Mesila Doda.

Tabaku është pjesë e delegacionit zyrtar, ndërsa Hajdarmataj ndodhet në Nju Jork për vizita dhe takime me Diasporën dhe Shoqërinë Vatra. Njëherësh ajo po merr pjese dhe në takimet që kryetari i opozitës po bën me komunitetin shqiptar atje. Kurse deputetet Topalli, Vokshi dhe Doda thuhet se janë në një aktivitet tek OKB.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: