ANGLI- BBC në një shkrim të fundit ka renditur 6 urat më të bukura në botë. Për këtë renditje më parë u zhvillua një sondazh në internet nga ku u vendos edhe renditja.

Shumë kohë më parë urat u krijuan për të lidhur dy pjesë të ndara nga njëra-tjetra. Me zhvillimin e teknologjisë dora e arkitektëve i ktheu ato në vepra arti. Kombinimi i natyrës me arkitekturën sjell një pamje madhështore.

Ja cilat janë 6 urat më të bukura në botë:
– Ura Rakotz në Kromlau të Gjermanisë, një mrekulli e njeriut dhe natyrës.
– Ura “Langkawi Sky” në Malajzi, e projektuar nga arkitekti Mayur Kanaiya.
– Një mrekulli natyrore në Indi. Në fshatin Cherrapunji, në shtetin e Meghalaya, i njohur ndryshe dhe si një nga vendet më të lagështa në botë, njerëzit i ndërtojnë urat me rrënjët e pemëve. Fisi Khasis prej kohësh ka mësuar se si t’i drejtojë rrënjët e bimëve të rriten në një drejtim të caktuar, duke përdorur bambu si mbështetje. Disa nga urat janë më shumë se 30 metra të gjata dhe mund të mbajnë peshën e 50 njerëzve.
– Urë nën ujë në Holandë. E veçantë pasi gjithë urat në botë thuajse ngrihen mbi ujë, por jo kjo urë në fshatin Halsteren. Studenti i arkitekturës Wu Zhuoyi e nominoi urën, sepse vizitorët e saj duhet të kalojnë përmes një hendeku të thellë.
– Kjo urë në Britani është vërtetë e çuditshme. Rolling Bridge është 12 metra e gjatë dhe përkulet në një anë për të lejuar që varkat që kalojnë përmes Grand Union Canal në Paddington Basin.
– Kjo urë në Jemen, tregon më së miri këmbënguljen e njeriut. Kështu mendon edhe inxhinieri Achilleas Vortselas i cili për këtë mrekulli thotë: “Urat e gurit shpesh demonstrojnë këmbënguljen e njerëzimit për të kapërcyer pengesat fizike, madje edhe me mjete modeste teknike. Ura Shaharah në Jemen është një rast i mrekullueshëm që vërteton këtë”.
(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb