Katër ditë nga zbulimi i pengmarrjes në Dukagjin të Shkodrës të dy vëllezërve për pazaret e drogës, zbulohen identitetet e 7 pengmarrësëve. Dy prej pengmarrësve që gjenden ende në kërkim janë Françesk Vala, së bashku me vëllanë e tij 20­-vjeçar, Lin Vala. Gjithashtu, pjesë e pengmarrjes kanë qenë edhe kushërinjtë Pëllumb Dushku dhe Pal Dushku, që të dy në arrati që prej ditës kur u zhvillua operacioni.

Ndërsa në pranga kanë rënë, Tom Shkrepa, Lek Shprepa dhe Kolë Dushku. Këta persona në bashkëpunim, kanë marrë peng dy vëllezërit S.K. dhe A.K. për pazaret e drogës. Dy vëllezërit janë rrëmbyer njëlloj si në filmat aksion. Teksa ndodheshin në qytetin e Shkodrës, pesë prej pengmarrësve u janë afruar dhe u kanë drejtuar armët.

Në ato moment vëllezërit S.K dhe A.K nuk kanë mundur të bëjnë asnjë lloj lëvizje sepse janë gjendur të rrethuar dhe me armët drejtuar nga ana e tyre. Duke mos patur zgjidhje tjetër u janë nënshtruar urdhrave të rrëmbyesve. Më pas ata janë dërguar në Pult të Shkodrës. Njëri prej vëllezërve është liruar me kusht që të gjejë paratë, plot 10 mijë eurot e kërkuara nga pengmarrësit. /Panorama/

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: