Kanë punuar shumë e kanë rritur kërkesat. Sidomos kur bëhet fjalë për natën më të shtrenjtë të vitit, atë të ndërrimit të viteve, që ndryshe në pazarin e mbrëmjeve dhe atyre që merren me këtë biznes, quhet “nata e parë”.

Pra ajo që shënon në kalendar si mbrëmja e fundit të një viti dhe agimin e vitit të ri. Vitin e kaluar u lakuan shumë emra të muzikës, që përktheheshin në para të majme për një natë, ku ata ishin prenotuar dhe kishin kënduar dhe ne urojmë që ato shuma të mëdha t’i kenë marrë. Sivjet ‘PanoramaPlus’, me anë të disa burimeve të disa organizatorëve, sidomos në diasporë ku më shumë artistët janë të përqëndruar edhe në natën e Vitit të Ri, mëson shifrat që do të marrin disa nga këngëtarët, të cilët jo vetëm janë më të kërkuarit e këtyre netëve, por edhe më të paguarit. Edhe në këtë rast kryesojnë ata që këndojnë “live”, por befasojnë shumë edhe reperët, të cilët janë shumë të kërkuar, si dhe femrat e reja të muzikës që brenda një viti apo pak më shumë kanë rritur pagesën e tyre.

SHIFRA QË TË LËNË PA FRYMË
Lista e pagesave
1.Noizy 20 mijë euro
2.Sinan Vllasaliu 12 mijë euro
3.Gjyste Vulaj (2 ditë) 20 mijë euro
4.Labinot Tahiri (3 net) 40 mijë euro
5.Rovena Stefa 12 mijë euro
6.Gena 12 mijë euro
7.Enca Haxhia 10 mijë euro
8.Gold Ag 10 mijë euro

E sipas burimeve tona del që reperi Noizy, i cili do të këndojë në Tiranë, e ka të rezervuar dhe do të fusë në xhep hiç më pak se 20 mijë euro në natën e ndërrimit të viteve. Ndërsa kur bëhet fjalë për të kënduar “live”, një tjetër artist super i kërkuar është edhe Sinan Vllasaliu.
Mësojmë se ai në datën e parë të Vitit të Ri do të fitojë vetëm për një natë 12 mijë euro, në Schlieren, në Zurich të Zvicrës, ku është i ftuar në një prej koncerteve më të mëdhenj dhe më të shtrenjtë të fundvitit nga “Mega event”. E po në këtë koncert do të jetë edhe një tjetër artiste shumë e kërkuar, siç është Gjyste Vulaj. Këngëtarja në dy ditët e para të vitit do të fitojë 20 mijë euro. Vetë artistët nuk prononcohen, natyrisht I kuptojmë për shkak të marrëveshjeve dhe kontratave që kanë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb