Nëse mendoni se George dhe Charlotte mund të kenë ato çfarë duan vetëm me një të hapur të gojës, madje edhe kur vjen puna tek dhuratat, e keni gabim. Një mikeshë e familjes Middleton tha për ‘Us Weekly’ se Princi William dhe Dukesha Kate janë përpjekur shumë që fëmijët e tyre mos t’i llastojnë dhe të mos e kalojnë kurrë masën me dhuratat, duke përzgjedhur padyshim ato të duhurat.

“Të dy janë jashtëzakonisht të kujdesshëm. Princi George dhe Princesha Charlotte marrin shumë dhurata nga e gjithë bota, por u dhurohen bankës së lodrave ose organizatave të tjera për fëmijë.”, u shpreh mikesha e familjes, duke theksuar se “makthi” më i madh i Kate dhe William është që fëmijët të mos mësohen me dhurata të tepruara.

b41dff8ba7d576590e65d580c8a4f377

Ky burim mes të tjerash tregon se princ George në letrën që i ka dërguar babagjyshit kërkonte një makinë policie, ndërkohë Charlotte dëshiron një shtëpi kukullash.

8492927a51f6fee47003cf6790852cf1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: