Pas zërave për një krisje të raporteve me klubin dhe nxjerrjen në shitje të Thomas Strakoshës, Lazio ka reaguar zyrtarisht në lidhje me situatën e portierit të kombëtares së Shqipërisë. Në një njoftim për mediat, klubi bardhekaltër sqaron se “gardiani” vazhdon të jetë i dëmtuar dhe kjo është arsyeja e vetme pse ai qëndron jashtë skuadrës.

Strakosha
Strakosha

“Thomas Strakosha ka pësuar ditët e fundit një dëmtim në gjurin e djathtë. Për momentin nuk është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale. Portieri po monitorohet ditë pas dit për të vlerësuar kohët e rikuperimit. Çdo gjë tjetër ështrë spekulim.

Thomas Stakosha
Thomas Stakosha

Mes lojtarit dhe klubit ka njërespekt dhe besim reciprok dhe këtë ai e ka treguar me profesionalizmin në fushë”, lexohet mes të tjerash në njoftimin e shpërndarë nga Lazio. Gjithsesi, fakt është që Thomas Strakosha ka humur rolin e titullarit të padiskutueshëm, duke i lënë vendin në portë Pepe Reina. Kjo nuk është pritur mirtë nga portieri, ndërsa edhe tratativat për rinovimin e kontratës kanë ngrirë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: