TIRANE- Në rubrikën e kësaj jave të VIP-ave në Plazh, rastësia deshi që ne të sjellim më të mirat e showbizit. Janë të gjitha femra, të gjitha të suksesshme dhe të gjitha me një pamje të shkëlqyer. Por kjo nuk do të thotë se duhet të ndihemi keq. Natyra vërtet ka qenë bujare me këto vajza, por sigurisht që ato edhe kujdesen shumë, me seriozitet e përkushtim për pamjen, pasi puna që kanë zgjedhur të bëjnë ua plotëson të gjitha kushtet. (Nuk po themi që fotot e tyre mund të jenë pakëz të zbukuruara me ndihmën e vyer të teknologjisë, që të mos dukemi ziliqarë.

Jonida Maliqi
Gjithmonë e kujdesshme që të mos e teprojë me zhveshjen, këngëtarja Jonida Maliqi më në fund ka publikuar vetë një foto me bikini. Shpesh është shprehur krenare për faktin se nuk bën pjesë në listën e gjatë të femrave të famshme që shfaqin hiret pa komplekse, dhe një foto nga plazhi nuk e hedh poshtë këtë. Si përherë, Jonida është në formë perfekte.

Armina Mevlani
E dimë që emri i rubrikës verore që shoqëron “Bluetooth”-in quhet VIP-a në Plazh, por në raste si ky i lejojmë vetes të bëjmë përjashtime. Nuk mund të mos e sillnim këtë pozë të Armina Mevlanit shumë seksi, e cila, nuk ka zgjedhur rënën e nxehtë dhe ujin e kaltër, duke ardhur edhe më e veçantë dhe shumë e bukur midis pemëve.

Viola Spiro
Biondja bukuroshe e “Dixhitalb”, e ka shfrytëzuar më së miri pamjen e saj. Me angazhimin e saj televiziv disa vite më parë, bukuria ia lehtësoi rrugën Violës, duke e shndërruar shpejt në personazh dhe duke e bërë sot një ndër femrat më të klikuara të vendit. Me këtë bikini ajo duket shkëlqyeshëm.

Anxhela Martini
Anxhela është e vetëdijshme që fytyra nuk është gjëja më e bukur që ajo ka. Modelja e famshme gëzon edhe të pasme shumë sensuale, me të cilat krenohet gjithaq. Pozën e saj më të fundit po jua sjellim ne në këtë rubrikë, duke ju shfaqur një Anxhela përvëluese në të zeza.

Enxhi Kamenica
Ndoshta ju ka marrë malli për bukuroshen nga Korça, e cila ka kohë që i mungon ekranit. Atë mund ta gjeni në rrjetet sociale dhe do të shihni se Enxhi vazhdon të mbetet po aq e bukur. Në “Instagram” u çmallëm dhe ne duke zgjedhur këtë foto të saj, e cila me siguri do t’ju pëlqejë.

Bleona Qereti
Ajo është pa komplekse, dhe ndoshta kjo e bën të jetë Bleona. Lirinë e pakushtëzuar në të cilën bukuroshja jeton, e shfaq kudo, në çdo kohë, qoftë dimër a verë. Nuk dimë t’ju themi nëse këngëtarja ka apo jo rroba banje veshur, e nëse po rrezitet në një plazh nudistësh. Ajo që dimë me siguri është kjo pozë ju ka intriguar ju, po aq sa edhe ne.

Fjodora Fjora
Nuk na ka ndodhur shpesh ta hasim gazetaren simpatike me rroba banje. Fjodora ka stilin e saj shumë “chic” në të veshur, i cili nuk lejon shumë që asaj t’i duken format e mira trupore. Duhet një foto nga deti që, përpos cilësive të tjera, Fjodorës t’i shtojmë në listë edhe trupin e bukur.

Zaimina Vasjari
Është treguar bujare këtë verë Zaimina Vasjari. Që kur rrezet e para të nxehta përkëdhelën tokën, Zai nisi pozat e para me bikini, e duket se deri në fund të stinës së nxehtë ajo e ka pa frikë gati një super album fotografik, që ne me të drejtë do ta titullonim “Zaimina seksi/ Verë 2015”.

Evi Reçi
Nuk ka pasur nevojë të bëjë videoklipe seksi për t’u cilësuar si një nga femrat më të hijshme të showbizit. Këngëtarja Evi Reçi e mban veten larg kësaj lloj reklame, dhe shfaqet po aq diskrete e me klas edhe në pozat e saj të plazhit.

(b.e/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb