NGA AURORA GOLEMI*

*Profili i Anila Popa: Huffington Post i ka kushtuar nje artikull, gruas se pare ne krye te nje komisariati

Për herë të parë në historinë e saj, Policia e Shtetit ka në pozicionet më të larta drejtuese një grua. Kryekomisare Anila Popa është e para zonjë në vend që është në krye të një komisariati policie, pikërisht në Librazhd.
‘Huffington Post’ i ka kushtuar një shkrim 41 vjecares, e cila ka thyer tabutë në një ambient ku dominon gjinia mashkullore.
Me një karrierë e përgatitje akademike brenda dhe jashtë vendit, që shumëkush në uniformë do ta kishte zili, Popa, aktualisht drejton komisariatin e Librazhdit prej nje viti, dhe kishte nga të frymëzohej.

I ati i saj nje ish-oficer policie, ka punuar para shume vitesh në komisariatin që sot drejtohet nga vajza e tij. Dashuria për uniformën erdhi nga brenda familjes, por ëndrrat për të qenë pjesë e policisë duhet të prisnin pak.

Pas studimeve për gjuhë letërsi, Anila ndoqi akademinë e policisë e më pas studimet i vijoi në Lion të Francës në shkollën e lartë të policisë duke i finalizuar studimet me një master. Në vitin 1997 veshi uniformën për herë të parë.
Puna prej 19 vitesh në strukturat e policisë si dhe afësitë e saj profesionale e sollën Anilën në detyrën e vështirë në krye të komisariatit në Librazhdit ne dhjetor te 2015.

Media amerikane i ka kushtuar një artikull të veçantë.
Sfidat e kanë bërë më të fortë, në përditshmërinë e saj reflekton për vendimet sidomos citon Huffington Post, kur mendon se një gabim i grave kritikohet dyfish më shumë sesa një gabim i meshkujve.

Kryekomisare Anila Popa pas 6 muajsh si shefe e komisariatit të Librazhdit ka fituar respektin e komunitetit skeptik por mbi të gjitha të kolegëve. Përtej uniformës zonja Anila është nënë e përkushtuar e dy fëmijëve.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: