Më pak se 3 muaj para nisjes, është publikuar sot kënga që përfaqëson Shqiptarinë në Festivalin Europian 2016. Eneda Tarifa vjen me “Fairytale” (Përrallë), në një krijim të përshtatur në anglisht, prej tre minutash për të qenë kështu brenda rregullave të Eurovizionit i cili mbahet në muajin maj në Stokholm. Videoklipi duket ndryshe nga të mëparshmit me të cilët është prezantuar Shqipëria dhe është realizuar në disa lokacione.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: