DURRËS-Duket se shatërvani në Durrës po bën xhiron e radhës, ku të gjithë ngrenë një pyetje… Vallë cili do të jetë destinacioni final i tij? Mbetet në pikëpyetje fati i shatërvanit 84-vjeçar që ngrihej në qendër të Durrësit. Ai u shkul natën nga sheshi “Liria” për tu vendosur ne një tjetër shesh të qytetit bregdetar ende i papërcaktuar nga drejtuesit e pushtetit lokal. Deri atëherë ai është “plasur” në oborrin e një magazine të vjetër dhe me shumë gjasa nuk dihet se si do të përfundojë. Ndërkohë në rrjetin social Facebook aktori i humorit Julian Deda ka publikuar fotot. “Lajm i minutës se fundit. U gjet shatërvani historik i Durrësit, i cili u “rrëmbye” para dy ditësh dhe u deklarua i humbur. Te gjithë pyesnin njeri-tjetrin se ku do e çojnë. Ja ku e kane hedhur, ja ku e kane fshehur, ja ku e kane “pështyrë” monumentin. Alo, ministria e kulturës, meqë merresh me trashëgiminë kulturore, do e thuash ndonjë fjale apo kush merret me këto budallallëqe thuaj. Urime, integrime, ç’kulturime…!” – shkruan Julian Deda.
Largimi i shatërvanit i klasifikuar monument kulture ka ardhur si pasoje e zbatimit te projektit për rehabilitimin e sheshit “Liria” projekt i konceptuar dhe realizuar pa këtë monument por me një hapësirë me te madhe dhe krijimin e sipërfaqeve të reja. Disa vite me pare projekti i ri qe parashikonte largimin e shatërvanit te 1930-s ngjalli shume reagime mes aktivisteve te trashëgimisë kulturore dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile. Vepra e rralle u projektua nga arkitekti Kristo Sotiri i njohur për veprat e tij ne Venecia Kostance Kajro etj. Përpara një jave fadroma dhe mjete te renda pune nisen aksionin për shqepjen e kalldrëmit ne lindje te shatërvanit historik embleme 84-vjecarë e qytetit bregdetar.
(os.de/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: