Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin Opinion duke folur për procesin e vaksinimit tha se objektivi i ri është kryerja e 1 milion vaksinimeve brenda muajit Qershor.

“Ditën e parë të vaksinimit masiv unë e mas me datë 28 Mars kur kemi filluar vaksinimin masiv sepse ai konsiderohet si fillimi i fushatës së vaksinimit masiv. Dhe aty më pas futemi në ritemet reale të vaksinimit ku janë mbi 10 mijë në ditë që ne vaksinojmë. Dhe me këto ritme ne vaksinojmë mbi 300 mijë në muaj. Ne synojmë që të arrijmë objektivin 1 milion vaksinime brenda muajti qershor”, tha Manastirliu.

Duke folur për lehtësimin e masave, Manastirliu tha: “Do të bëjmë një rivlerësim të masave në fund të muajit maj dhe nëse do të jemi në këto trende besoj do të kemi lajme të mira”./tvklan.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb