Ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia në një konferencë për media, bashkë me drejtuesit e komuniteteve fetare në Kosovë, ka njoftuar për lehtësimin e disa masave kufizuese, që janë në fuqi prej kohësh për shkak të pandemisë COVID-19.

Vitia ka thënë se nga 28 maji do të ketë lehtësim të masave kufizuese.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë ka thënë se nga e enjtja hapen xhamitë dhe kishat.

Vitia ka thënë se nga e enjtja qytetarët do të mund të lëvizin pa asnjë kufizim për 16 orë në ditë, nga ora 5:00 derin në 21:00.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë ka folur edhe për mbylljen e karantinës.

“Deri në fund të këtij muaji do të mbyllet edhe karantina, në përputhje me situatën e re epidemiologjike në vend dhe në bashkërendim me veprimet e shteteve të rajonit, por jo vetëm, edhe më gjerë”.

Vitia ka thënë se duhet të mësohemi me virusin pasi ai mund të ndryshojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: