E pyetur nëse e kishte menduar ndonjëherë largimin nga Shqipëria, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha tha se e ka menduar në një moment por sot është e bindur për të qëndruar në Shqipëri.

Ajo tha në ‘Opinion’ se do që të ndërtojë një Shqipëri europiane dhe të rikthejë shpresën në Shqipëri.

“Nuk besoj se ka të rinj në këtë vend ashtu si dhe unë në disa momente që nuk e ka menduar largimin nga Shqipëria fatkeqësisht. Momenti kur e kam ri menduar është kur kam bërë dy fëmijët e mi. Sepse këtu jemi kthyer në një vështirësi të jashtëzakonshme jetese, pasiguria për jetën, pasiguria për ti arsimuar ata mirë, pjesa e shëndetësisë, që të vret jashtëzakonisht shumë. Dhe kur flas për këtë gjë nuk flas vetëm për veten time. Flas për një brez të tërë që unë përfaqësoj por edhe më të rinj se unë, që realisht çdo ditë të jetës së tyre në Shqipëri mendojnë largimin nga Shqipëria dhe kjo është në masë sot. Dhe nëse ka një gjë që duhet të bëjmë ne si politikanë sot është rikthimi i shpresës. Unë nuk dua të iki, dua të qëndroj këtu, dua ta ndërtoj atë Shqipërinë evropiane pikërisht këtu me ato forcat e mia. Por patjetër duhet të të jepet mundësia, mua më është dhënë, por dua që sistemi të funksionojë mirë. Dua që mentalitetit i qeverisjes të ndryshojë. Dua të ketë normalitet në qeverisje dhe jo propagandë dhe shoë. Sepse jemi të gjithë jashtëzakonisht shumë të lodhur”, deklaroi Gjosha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb