Komiteti i gjyqtarëve të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) ka përzgjedhur 18 gjyqtarët kryesorë që do të marrin përgjegjësinë për ndarjen e drejtësisë në 51 ndeshje të evropianit “France 2016”.

Në mesin e tyre janë emra të njohur si Felix Brych, Nicola Rizzoli, Viktor Kassai dhe Martin Atkinson. Ndërkaq, gjyqtarët do të mbërrijë në Francë më 6 qershor dhe fillimisht do të stacionohen në Paris, ku më pas do të shpërndahen në dhjetë stadiume anembanë Francës.

Lista e gjyqtarëve të cilët janë zgjedhur:
Martin Atkinson (Angli)
Felix Brych (Gjermani)
Cüneyt Cakir (Turqi)
Mark Clattenburg (Angli)
William Collum (Skoci)
Jonas Eriksson (Suedi)
Ovidiu Hategan (Rumani)
Sergey Karasev (Rusi)
Viktor Kassai (Hungari)
Pavel Královec (Republika Çeke)
Björn Kuipers (Holandë)
Szymon Marciniak (Poloni)
Milorad Mazhiq (Serbi)
Svein Moen (Norvegji)
Nicola Rizzoli (Itali)
Damir Skomina (Slloveni)
Clément Turpin (Francë)
Carlos Velasco Carballo (Spanjë)
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: