Shumë pak dihet për jetën private të diktatorit koreanoverior Kim Jong, ndërsa publikimi i fotove familjare konsiderohet ende tabu.

Por gjatë inaugurimit të terminalit të ri të aeroportit ndërkombëtar të Piongiangut Kim Jong është shoqëruar nga funksionarë të partisë dhe bashkëshortja Ro Sol-ju.

Bashkëshortja e diktatorit duket mjaft simpatike dhe me një veshje perëndimore. Por gjithsesi të dhënat që shoqërojnë fotot e publikuara janë të përgjithshme, duke e shtuar edhe më shumë misterin për njërin prej personazheve më të përfolur të politikës ndërkombëtare.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: