Kompania e prodhimit të makinave elektronike, Tesla ka emëruar Robyn Denholm si udhëheqëse të saj, pasi Elon Musk është detyruar të largohet përkohësisht nga drejtimi.

Denholm, shefe për financat në kompaninë austrialiane të telekomit, Telstra, do të zëvendësojë Muskun, i cili vazhdon të mbetet shef ekzekutiv.

Musk ka pranuar të japë dorëheqjen si kryesues muajin e kaluar në mënyrë që të zgjidhë pretendimet për mashtrime që janë ngritur nga rregullatorët financiarë amerikanë.

Përveç masave ndëshkimore, sipas marrëveshjes, Teslas i është kërkuar të emërojë një person të pavarur në krye të kompanisë.

Kjo kompani është përballur me vështirësi të shumta në muajt e fundit, pas komenteve të Muskut në rrjetet sociale në fillim të muajit gusht se ai ka “siguruar fonde të mjaftueshme” për të privatizuar këtë kompani.

Megjithatë Musk është tërhequr nga këto deklarata vetëm disa javë më vonë.

Autoritetet amerikane e kanë paditur Muskun për mashtrim të investitorëve dhe ai sikurse edhe kompania janë gjobitur me nga 20 milionë dollarë.

Përveç të tjerash, Muskut i është kërkuar të heqë dorë nga udhëheqja e kësaj kompanie për tre vjetët e ardhshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: