Pas Ilir Shaqirit dhe Beniada Nishanit në finale shkon edhe Donald Veshaj.

Në një televotim me Monikën, Einxhelin, Arjolën dhe Monikën, Donaldi rezultoi me i votuari nga publiku.

Përsa i përket finalistes së katërt, gara duket e fortë mes Einxhelit dhe Monikës. Arjola, nuk është fort e favorizuar, por kjo mund të ndryshojë sepse vendimi merret bazuar te televotimi me SMS.

Donaldi u bë pjesë e “Big Brother VIP” që prej 5 tetorit dhe është konsideruar gjerësisht si një nga konkurrentet më të fortë dhe një nga pretendentët për fitore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb