NGA ANILA JOLE*

Aleksis Cipras, kryeministri i ri i Greqisë është 41 vjec. Ai ka lindur në vitin 1974 pak ditë pas rënies së Juntës ushtrake. Me sa duket prirjet e tij ishin të qarta drejt politikës, pasi që në shkollën e mesme, Aleksis spikati për fjalimet e tij politike. Aleksis Cipras ka ndjekur shkollën e lartë për inxhineri ndërtimi kur edhe filloi karriera e tij politike. Ai u fut në organizatën e rinisë së partisë komuniste greke, ndërsa disa vjet më vonë, u bë pjesë e “Koalicionit të Majtë dhe Përparimit” – partia paraardhëse e Syrizës. Por Cipras tërhoqi vëmendjen e opinionit dhe medias, kur në vitin 2006 vetëm 32 vjeç hyri në garë për kreun e bashkisë së Athinës dhe arrin të fitojë 10,5% të votave.

Në vitin 2008, kreu i partisë Aleksis Cipras ngjitet në krye të SYRIZA-s. Por tronditjen më të madhe politika greke e pësoi kur kur në zgjedhjet e 2012-¬ës partia nën drejtimin e tij fitoi 27% të votave duke u bërë partia e dytë në parlamentin grek. Ai është shumë popullor mes njerëzve dhe ka premtuar se do të rrisë pagat dhe pensionet, do të ndalojë shkarkimet nga puna dhe të ngrijë privatizimet e aseteve shtetërore.

Cipras jeton një jetë të thjeshtë në qendër të Athinës, me dy djemtë dhe bashkëshorten e tij.  Është ateist, por respekton besimin ortodoks dhe merr pjesë në ceremonitë e mëdha fetare. 41 vjecari nuk ka vënë kurrë kravatë dhe thotë se do ta vendosë ate vetëm nëse reduktohet borxhi grek. Ai ka premtuar të bëjë ndryshimin e madhe në Greqi duke reduktuar borxhin e duke rinegociuar masat e rrepta ekonomike.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: